>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Fryma E Dashurisë

A je një ndezës
apo fikës konfliktesh?
Shqyrtoje ndërgjegjen tënde!

Unë kam zgjedhur
ta kaloj jetën time tokësore
duke shuar konflikte.

Kush ndihet i dashur,
kush ka marrë dashuri
nuk ndez konflikte,
madje vetëm fryma e Dashurisë
i shuan ato.

Mos lini frymë të tjera në ju,
përveç frymës së Dashurisë:
Ajo do të presë koka gjarpërinjsh të gjallë,
të mëdhenj apo të vegjël qofshin,
e mrekullisht do të ndezë jetë të re
dhe të përjetshme
ngado që të kalojë.
Shkodër, më 02. 07. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 100.

DËRGOI: