>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Lumturi

Ka asish që e kanë gjetur personin e duhur,
por nuk e kanë kuptuar se është ai;
ka prapë asish që e kanë gjetur rrugën e duhur
dhe çuditërisht nuk e dinë se është ajo.
Ka prapë të tjerë që nuk e kanë gjetur
as personin as rrugën e duhur
dhe të gjithë janë të trishtuar e të pakënaqur.
E në fund, ka prej atyre që kanë gjetur
Personin dhe rrugën e jetës
e janë të vetëdijshëm për këtë,
prandaj dhe janë të lumtur.
Shkodër, më 11. 07. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 92.