Nikolin Sh. Lëmezhi
Mirë Se Ke Ardhë!
Besimtarë të të gjitha feve,
o njerëz të mbarë kombeve,
bashkohuni!
Si gjelbërimi nëpër lëndina,
sikur gjethet-o në pranverë,
lulëzoni!
U erdh fundi dymijë viteve,
iku koha e zinxhirëve,
fluturoni!
Me një zemër, plot hare e gëzim,
me një zë si të bilbilave,
këndoni!
S’ka tashmë luftëra, as hakmarrje,
s’ka më gjakderdhje, as përçarje,
dashuroni!
Mjaft ngatërresë mes "perëndive"!
Mjaft pushtet i superfuqive!
Se veç një Zot është i vërtetë
dhe vetëm Ai sundon përjetë.
Mijëvjeçar i Tretë fatbardhë,
n’Botë të Re: Mirë se ke ardhë!
o njerëz të mbarë kombeve,
bashkohuni!
Si gjelbërimi nëpër lëndina,
sikur gjethet-o në pranverë,
lulëzoni!
U erdh fundi dymijë viteve,
iku koha e zinxhirëve,
fluturoni!
Me një zemër, plot hare e gëzim,
me një zë si të bilbilave,
këndoni!
S’ka tashmë luftëra, as hakmarrje,
s’ka më gjakderdhje, as përçarje,
dashuroni!
Mjaft ngatërresë mes "perëndive"!
Mjaft pushtet i superfuqive!
Se veç një Zot është i vërtetë
dhe vetëm Ai sundon përjetë.
Mijëvjeçar i Tretë fatbardhë,
n’Botë të Re: Mirë se ke ardhë!
Shënkoll, më 20. 01. 1995
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 42.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 42.
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0