>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Jetë E Heshtur

Një zemër e trazuar,
një dhimbje,
m’u duk jeta.

Bota e vetja ime
seç më braktisën
dhe shfreva dufin pa u matur.

E në mendjen,
motor të kompjuterizuar,
i shtangur mbeta.

Kujtova ca fjalë,
ca fjalë që si gjemba therin,
në thellësi të shpirtit.

Një ndjenjë frike,
si heshtë e përshkoi qenien time,
diçka si padashur
më mundonte...

Një ndjenjë ndrojtjeje,
si zë rrënqethës,
si jetë e heshtur.

E ashtu,
e harruar
në duart plot vragë të braktisjes,
pret me shpresë...
Shkodër, Qershor 1997
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 54-55.