Nikolin Sh. Lëmezhi
Meshtar Si Krishti
Për një njeri të rrallë,
po shkruaj unë sot.
Për një djalë të thirrur
nga i madhi Zot.
Ky bir i Shkodrës,
që në fëmijëri.
Jezu Krishtin ndoqi,
me shumë dashuri.
Nuk munguan kryqet,
prova dhe tortura.
Oh, sa e rëndë ishte,
e zeza diktatura!
Siç thashë në fillim,
ky njeri i rrallë.
Thirrjen që iu bë
e mbajti të gjallë.
Për vite e vite,
ruajti një sekret:
T’i kushtohet Krishtit,
si vëllai i vet.
Në provat e shumta,
që atyre iu dha jeta.
Hap pas hapi afër,
qëndroi motër Çiljeta.
Pas vitesh skllavërie,
mundimesh prej Kalvari.
Thirrjes iu përgjigj
dom Gjergj meshtari.
O male e fusha,
njerëz kudo gëzoni!
Prift po shugurohet,
dom Gjergj Simoni.
Meshtar si Krishti
gjithmonë do jetë me ne.
Si martir i gjallë
për Fe e Atdhe.
Kushtuar Dom Gjergj Simonit
Me rastin e 25-vjetorit të shugurimit meshtarak
po shkruaj unë sot.
Për një djalë të thirrur
nga i madhi Zot.
Ky bir i Shkodrës,
që në fëmijëri.
Jezu Krishtin ndoqi,
me shumë dashuri.
Nuk munguan kryqet,
prova dhe tortura.
Oh, sa e rëndë ishte,
e zeza diktatura!
Siç thashë në fillim,
ky njeri i rrallë.
Thirrjen që iu bë
e mbajti të gjallë.
Për vite e vite,
ruajti një sekret:
T’i kushtohet Krishtit,
si vëllai i vet.
Në provat e shumta,
që atyre iu dha jeta.
Hap pas hapi afër,
qëndroi motër Çiljeta.
Pas vitesh skllavërie,
mundimesh prej Kalvari.
Thirrjes iu përgjigj
dom Gjergj meshtari.
O male e fusha,
njerëz kudo gëzoni!
Prift po shugurohet,
dom Gjergj Simoni.
Meshtar si Krishti
gjithmonë do jetë me ne.
Si martir i gjallë
për Fe e Atdhe.
Kushtuar Dom Gjergj Simonit
Me rastin e 25-vjetorit të shugurimit meshtarak
Shkodër, më 21 Prill 2016
Si pika vese, Poezi, Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 114-115.
Si pika vese, Poezi, Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 114-115.
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Të Keni Gëzim!
- Më Jep Vetëm Një Orë
- Sa I Bukur Qielli
- Një Lule Për Ty, Nënë
- Ti Vazhdon Të Jetosh...
- Shikim Qielli
- Lutje E Thjeshtë
- Faleminderit, O Zot, Për Covid-19!
- Ku Të Duash Ti Të Shkoj!
- N'dorën Tënde E N'dorë Të Zotit
- Kush Mund Ta Kuptojë Këtë Terr, Këtë Liri?
- Zgjohu, O Njerëzim!
- O Heshtje Që Shëron!
- Si Nuk Të Mjaftoi?
- Jezus E Maria, Më Mjaftoni!
- Si Ëndërr
Komente 0