Nikolin Sh. Lëmezhi
Ku Të Duash Ti Të Shkoj!
Çfarë etjeje ta thau trupin
e shpirtin Ty,
që etjet tona të shuash!
Çfarë plagësh
mbi Ty rënduan,
që plagët tona t’i shërosh!
Ç’braktisje të njerëzve
e të Hyjit provove,
që ne nga çdo braktisje të ishim të lirë!
O Jezusi im!
Përtej xhamave të Kishave,
përtej dyerve të mbyllura
të shoh Ty,
që vazhdon akoma,
të kesh etje dhe uri për shpirtra.
Të lutem më përdor,
ashtu siç di dhe siç do Ti,
që Etjen tënde të shenjtë të shuaj!
Ndiej thellë një nevojë:
me Ty në Kryq të rri
e Të të ngushëlloj pakëz.
Rrahjet e Zemrës Sate të ndiej
e pastaj,
ku të duash Ti të shkoj!
e shpirtin Ty,
që etjet tona të shuash!
Çfarë plagësh
mbi Ty rënduan,
që plagët tona t’i shërosh!
Ç’braktisje të njerëzve
e të Hyjit provove,
që ne nga çdo braktisje të ishim të lirë!
O Jezusi im!
Përtej xhamave të Kishave,
përtej dyerve të mbyllura
të shoh Ty,
që vazhdon akoma,
të kesh etje dhe uri për shpirtra.
Të lutem më përdor,
ashtu siç di dhe siç do Ti,
që Etjen tënde të shenjtë të shuaj!
Ndiej thellë një nevojë:
me Ty në Kryq të rri
e Të të ngushëlloj pakëz.
Rrahjet e Zemrës Sate të ndiej
e pastaj,
ku të duash Ti të shkoj!
Shkodër, më 13. 02. 2019
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 92-93.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 92-93.
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- N'dorën Tënde E N'dorë Të Zotit
- Kush Mund Ta Kuptojë Këtë Terr, Këtë Liri?
- Zgjohu, O Njerëzim!
- O Heshtje Që Shëron!
- Si Nuk Të Mjaftoi?
- Jezus E Maria, Më Mjaftoni!
- Si Ëndërr
- Shtatë Liqenet E Lurës
- Loti Yt I Fundit, Nënë
- Ndërtojmë Vëllazëri
- Fryj, O Shpirt Shenjt!
- Amaneti Im
- Mbi Shkopin Tënd
- Si Flaka E Fundit
- Gëzoje Vëllanë!
- Flladitje Dijeje
Komente 1