Nikolin Sh. Lëmezhi
Jezus E Maria, Më Mjaftoni!
Jezus e Maria, më mjaftoni:
Ju jeni Parajsa e shpirtit tim!
Me Ju jeta, sa e bukur është,
me Ju gjithçka merr vlerë e kuptim!
Jezus e Maria, më mjaftoni:
zemrën Ju ma mbushni plot me gëzim!
O vëllezër e motra, çfarë kërkoni?
Ka ardhur koha që të bëni kthim!
Jezus e Maria, më mjaftoni:
Ju më jepni paqe e siguri!
O njerëz nga gjithë bota, dëgjoni:
Vetëm në këto Emra gjejmë lumturi!
Jezus e Maria, më mjaftoni:
Prej jush vjen çdo hir e mirësi!
O Zemra të Shenjta, na mësoni,
të jetojmë të pastër e me thjeshtësi!
Ju jeni Parajsa e shpirtit tim!
Me Ju jeta, sa e bukur është,
me Ju gjithçka merr vlerë e kuptim!
Jezus e Maria, më mjaftoni:
zemrën Ju ma mbushni plot me gëzim!
O vëllezër e motra, çfarë kërkoni?
Ka ardhur koha që të bëni kthim!
Jezus e Maria, më mjaftoni:
Ju më jepni paqe e siguri!
O njerëz nga gjithë bota, dëgjoni:
Vetëm në këto Emra gjejmë lumturi!
Jezus e Maria, më mjaftoni:
Prej jush vjen çdo hir e mirësi!
O Zemra të Shenjta, na mësoni,
të jetojmë të pastër e me thjeshtësi!
Shkodër, më 05. 02. 2021
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 96.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 96.
Komente 0