>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Mbaje Të Ndezur Dritëzën Time!

Shumë i afrova
tek Burimi,
e ujë s’po pinë;

të tjerëve
iu dhurova Jetën,
e seç po vdesin;

disa i mbusha
me Dritë,
e pas territ po shkojnë!

Sa lule i nxora
nga balta,
e prapë baltën kërkojnë!

O Zot,
kështu po të lutem,
mbaje të ndezur dritëzën time!
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Gusht 2022, 13.