Nikolin Sh. Lëmezhi
Kur Vinte Muzgu
Kur vinte muzgu,
Paqja dukej sikur nga qielli zbriste.
Kur vinte muzgu,
ne fëmijëve na binte në mendje
se një shtëpi e kemi.
Kur vinte muzgu,
të gjithë ishim në pritje,
dhe pritja jonë ishte me shpresë e gëzim.
Kur vinte muzgu,
një klimë magjike krijonte,
një klimë që përgatiste
Agimin e Ri.
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Kur vinte muzgu,
paqja dukej sikur nga qielli zbriste.
Kur vinte muzgu,
ne fmijve na binte ndër mend
se e kena nji shpi.
Kur vinte muzgu,
t’gjithë ishim në pritje,
e pritja jonë ishte me shpresë e gëzim.
Kur vinte muzgu,
nji klimë magjike krijonte,
nji klimë që përgatiste
Agimin e Ri.
Paqja dukej sikur nga qielli zbriste.
Kur vinte muzgu,
ne fëmijëve na binte në mendje
se një shtëpi e kemi.
Kur vinte muzgu,
të gjithë ishim në pritje,
dhe pritja jonë ishte me shpresë e gëzim.
Kur vinte muzgu,
një klimë magjike krijonte,
një klimë që përgatiste
Agimin e Ri.
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Kur vinte muzgu,
paqja dukej sikur nga qielli zbriste.
Kur vinte muzgu,
ne fmijve na binte ndër mend
se e kena nji shpi.
Kur vinte muzgu,
t’gjithë ishim në pritje,
e pritja jonë ishte me shpresë e gëzim.
Kur vinte muzgu,
nji klimë magjike krijonte,
nji klimë që përgatiste
Agimin e Ri.
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 27.
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 27.
Komente 0