Nikolin Sh. Lëmezhi
Pafundësia
Ka një logjikë Pafundësia:
kërkon vende të vogla
që të banojë aty.
Sa më të vegjël të jemi,
aq më shumë
Pafundësia banon në ne;
sa më të dobët të jemi,
aq më e fortë
Pafundësia është në ne.
E pra,
seç mister:
Banon në ne e Pakufishmja,
në ne që nga çdo anë
kufij kemi!
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Ka nji logjikë Pafundësia:
kërkon vende të vogla
që të banojë aty.
Sa mâ t’vegjël t’jemi,
aq mâ shumë
Pafundësia banon në ne;
sa mâ t’dobët t’jemi,
aq mâ e fortë
Pafundësia asht në ne.
E pra,
se ç’mister:
Banon në ne e Pakufishmja,
në ne që nga çdo anë
kufij kemi!
kërkon vende të vogla
që të banojë aty.
Sa më të vegjël të jemi,
aq më shumë
Pafundësia banon në ne;
sa më të dobët të jemi,
aq më e fortë
Pafundësia është në ne.
E pra,
seç mister:
Banon në ne e Pakufishmja,
në ne që nga çdo anë
kufij kemi!
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Ka nji logjikë Pafundësia:
kërkon vende të vogla
që të banojë aty.
Sa mâ t’vegjël t’jemi,
aq mâ shumë
Pafundësia banon në ne;
sa mâ t’dobët t’jemi,
aq mâ e fortë
Pafundësia asht në ne.
E pra,
se ç’mister:
Banon në ne e Pakufishmja,
në ne që nga çdo anë
kufij kemi!
Shkodër, më 06. 04. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 55.
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 55.
Komente 0