Nikolin Sh. Lëmezhi
Shtëpia Ku Do Të Banoj
Hiri yt është shtëpia
ku do të banoj.
Në Hirin tënd ngrohtësia ime,
kthjelltësia, mbrojtja e sigurtë.
"...do të banoj në shtëpinë e Zotit
derisa të jem gjallë!". (Psalmi 23, 6).
Kjo është kënaqësia ime, o Atë:
Hiri yt!
"Për një gjë të vetme i lutem Zotit,
vetëm atë ia kërkoj
që të jetoj në Shtëpinë e Zotit
të gjitha ditët e jetës sime,
që ta shijoj kënaqësinë e Zotit
e ta vërej Shtëpinë e Zotit". (Ps. 27/26, 4).
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Hiri yt asht shpia
ku do t’banoj.
Në Hirin tand ngrohtësia jeme,
kthjelltësia, mbrojtja e sigurtë.
"...do t’banoj në shpinë e Zotit
derisa t’jem gjallë!".
Kjo asht knaqsia jeme, o Atë:
Hiri yt!
"Për nji gjâ t’vetme i lutem Zotit,
vetëm atë ia kërkoj
që t’jetoj në Shtëpinë e Zotit
t’gjitha ditët e jetës teme,
që ta shijoj knaqsinë e Zotit
e ta vërej Shtëpinë e Zotit".
ku do të banoj.
Në Hirin tënd ngrohtësia ime,
kthjelltësia, mbrojtja e sigurtë.
"...do të banoj në shtëpinë e Zotit
derisa të jem gjallë!". (Psalmi 23, 6).
Kjo është kënaqësia ime, o Atë:
Hiri yt!
"Për një gjë të vetme i lutem Zotit,
vetëm atë ia kërkoj
që të jetoj në Shtëpinë e Zotit
të gjitha ditët e jetës sime,
që ta shijoj kënaqësinë e Zotit
e ta vërej Shtëpinë e Zotit". (Ps. 27/26, 4).
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Hiri yt asht shpia
ku do t’banoj.
Në Hirin tand ngrohtësia jeme,
kthjelltësia, mbrojtja e sigurtë.
"...do t’banoj në shpinë e Zotit
derisa t’jem gjallë!".
Kjo asht knaqsia jeme, o Atë:
Hiri yt!
"Për nji gjâ t’vetme i lutem Zotit,
vetëm atë ia kërkoj
që t’jetoj në Shtëpinë e Zotit
t’gjitha ditët e jetës teme,
që ta shijoj knaqsinë e Zotit
e ta vërej Shtëpinë e Zotit".
Troshan (Lezhë), më 11. 04. 2022
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 63.
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 63.
Komente 0