>
LETERSISHQIP

Pashkë 2022

‘Vdekja u përpi në fitore’. (1 Kor. 15, 54)

S’kam më frikë
nga vetvetja,
as nga djalli;

s’kam më frikë
nga mëkati,
as nga vdekja,
sepse pushtetin
e mori Jeta,
duke më liruar
përfundimisht,
nga e keqja!

Krishti Pashka jonë
korri fitore!

versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:

S’kam mâ frikë
prej vetvetes,
as prej djallit;
s’kam mâ frikë
prej mëkatit,
as prej vdekjes,
sepse pushtetin
e mori Jeta,
tu’ më lirue
përfundimisht
prej së keqes!

Krishti Pashka jonë
korri fitore!
Shkodër, më 17. 04. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 77.

DËRGOI: