>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Harmonia Fillestare

"...nëse nuk ktheheni e nuk bëheni si fëmijët,
nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit". (Mt. 18, 2)

Sa të fryra
e të lavdishme
po më duken këto male,
sot!
Siç më dukeshin
kur isha fëmijë!
Troshan (Lezhë), më 11. 04. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 64.