Nikolin Sh. Lëmezhi
Brenda Dhe Jashtë
Jashtë ka shumë luftëra,
shumë mashtrime;
brenda Paqe të pafund:
unë do të qëndroj brenda.
Do të mësohem t’i bëj shoqëri Paqes.
Dhe do ta kaloj jetën time tokësore
duke fotografuar në mua Jezusin.
Do të përpiqem që të jem
Fotoja e Tij e gjallë!
Do ta kaloj këtë jetë
duke zhvilluar foto të Krishtit
derisa Ai të banojë
plotësisht në mua
e unë në Të.
Do të mbaj para syve të mi
vetëm një figurë: Figurën Tënde.
E, do ta ndiej Praninë Tënde të ëmbël
në çdo sekuencë të jetës sime.
Figura jote do të më shoqërojë
në gjithë filmin e jetës sime.
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Jashtë ka shumë luftna,
shumë mashtrime;
mbrenda Paqe të pafund:
unë do t’qendroj mbrenda.
Do t’msohem t’i baj shoqni Paqes.
E do ta kaloj jetën teme tokësore
tu’ fotografue në mue Jezusin.
Do t’përpiqem që t’jem
Fotoja e Tij e gjallë!
Do ta kaloj kyt jetë
tu’ zhvillue foto të Krishtit
derisa Ai të banojë
plotësisht në mue
e unë në Tè.
Do t’mbaj para syve t’mi
vetëm nji figurë: Figurën Tande.
E, do ta ndiej Praninë Tande të amël
në çdo sekuencë t’jetës teme.
Figura jote do t’më shoqnojë
në t’gjithë filmin e jetës teme.
shumë mashtrime;
brenda Paqe të pafund:
unë do të qëndroj brenda.
Do të mësohem t’i bëj shoqëri Paqes.
Dhe do ta kaloj jetën time tokësore
duke fotografuar në mua Jezusin.
Do të përpiqem që të jem
Fotoja e Tij e gjallë!
Do ta kaloj këtë jetë
duke zhvilluar foto të Krishtit
derisa Ai të banojë
plotësisht në mua
e unë në Të.
Do të mbaj para syve të mi
vetëm një figurë: Figurën Tënde.
E, do ta ndiej Praninë Tënde të ëmbël
në çdo sekuencë të jetës sime.
Figura jote do të më shoqërojë
në gjithë filmin e jetës sime.
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Jashtë ka shumë luftna,
shumë mashtrime;
mbrenda Paqe të pafund:
unë do t’qendroj mbrenda.
Do t’msohem t’i baj shoqni Paqes.
E do ta kaloj jetën teme tokësore
tu’ fotografue në mue Jezusin.
Do t’përpiqem që t’jem
Fotoja e Tij e gjallë!
Do ta kaloj kyt jetë
tu’ zhvillue foto të Krishtit
derisa Ai të banojë
plotësisht në mue
e unë në Tè.
Do t’mbaj para syve t’mi
vetëm nji figurë: Figurën Tande.
E, do ta ndiej Praninë Tande të amël
në çdo sekuencë t’jetës teme.
Figura jote do t’më shoqnojë
në t’gjithë filmin e jetës teme.
Shkodër, më 09. 04. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 70.
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 70.
Komente 0