Nikolin Sh. Lëmezhi
Heshtja
"E ëma i ruante me kujdes në zemër
të gjitha këto ngjarje". (Lk. 2, 51)
Heshtja ka brenda
fjalë të fshehura në thellësi.
Ajo flet, po janë pak ata që e dëgjojnë,
pak janë ata që e dinë
gjuhën e heshtjes.
Kush dëgjon heshtjen e fiton jetën.
Ka edhe heshtje që bëjnë zhurmë,
por Heshtja e vërtetë rrezaton paqe dhe jetë.
Pak e kuptojnë Atë se ka një gjuhë të veçantë:
Njeriu që kupton Heshtjen
mbushet me dije.
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Heshtja ka mbrenda
fjalë t’fshehuna n’thellësi.
Ajo flet, por janë pak ata që e ndigjojnë,
pak janë ata që e dijnë
gjuhën e heshtjes.
Kush ndigjon heshtjen e fiton jetën.
Ka edhe heshtje që bâjnë zhurmë,
por Heshtja e vërtetë rrezaton paqe e jetë.
Pak e kuptojnë Atë
sepse me nji gjuhë t’veçantë flet.

Shkodër, më 25. 03. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 52.
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 52.
Komente 0