>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Afër Diellit

"Ashtu të shndrisë edhe drita juaj
para njerëzve...". (Mt. 5, 16)

Do të rri afër Diellit,
jo vetëm që të ngrohem unë,
se Ai më ngroh edhe nga larg,
por sepse dua të shpërndaj
ngrohtësinë e Tij vazhdimisht.
Shkodër, më 25. 03. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 53.