>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Vëllazëria Jeruzalemi I Ri

"Pashë edhe qytetin e shenjtë˗Jeruzalemin e Ri...". (Zb. 21, 2)

Ju presim me gëzim në grupin tonë,
ku Krishti e Zoja mbretërojnë gjithmonë!
Ju presim me krahë hapur e me lumturi,
që t’ju dhurojmë paqe e shumë dashuri.

Kjo është Vëllazëria Jeruzalemi i Ri,
me vëllezër e motra plot harmoni.
Si familje e vetme këndojmë me hare:
Lavdi, Ty, o Krisht, për këtë Jetë të Re!

Ejani edhe ju në këtë ecje të bukur,
që me Engjëj e Shenjtër të jeni të lumtur!
Të lirë nga mëkati, në hir e shenjtëri,
Hyjit të Gjithëpushtetshëm t’i japim lavdi!

përshtati në gegnisht Ndrekë Zalli:

Ju presim me gëzim në grupin tonë,
ku Krishti e Zoja mbretnojnë gjithmonë!

Ju presim me krahë hapun e me lumtuni,
që t’ju dhurojmë paqe e shumë dashuni.

Kjo asht Vllaznia "Jeruzalemi i Ri",
me vllazën e motra plot harmoni.

Si familje e vetme kndojmë me hare:
Lavdi Ty, o Krisht, për kyt Jetë të Re!

Ejani edhe ju në kyt ecje t’bukur,
që me Engjëj e Shejtën të jeni të lumtun!

Të lirë prej mëkatit, në hir e në shejtni,
Hyjit t’Gjithëpushtetshëm t’i japim lavdi!
Lezhë, më 24. 03. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 49.