>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Drita E Dijes

Kafshët jetojnë,
por nuk e dinë;
njerëzit mendojnë,
por e dinë;
shenjtërit shenjtërojnë,
por jo të gjithë e dinë.
Në dije ka dritë të pagabueshme
dhe qartësi:
O Zot, jepja shërbëtorit tënd
dijen që s’gabon,
që të jetoj gjithmonë në këtë Dritë!

versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:

Kafshët jetojnë,
por nuk e dijnë;
njerëzit mendojnë,
por e dijnë;
shejtnit shejtnojnë,
por jo të gjithë e dijnë.
Në dije ka dritë të pagabueshme
edhe qartësi:

O Zot,
jepja sherbtorit tand
dijen që s’gabon,
që t’jetoj gjithmonë në kyt Dritë!
Troshan (Lezhë), më 11. 04. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 61.