>
LETERSISHQIP

Deklaratë Krishtlindjeje

Deklaroj
se nuk do të shkandulloj
askënd, asnjëherë,
e jo vetëm kaq!
Deklaroj
se nuk do të lejoj
të më shkandullojë
askush, asnjëherë,
që gjithmonë në mua
të jetë Dritë
dhe Pranverë.

versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:

Deklaroj
se nuk do t’shkandulloj
askend, asnjiherë,
e jo vetëm kaq!

Deklaroj
se nuk do t’lejoj
t’më shkandullojë
askush, asnjiherë.

Që gjithmonë në mue
të jetë Dritë
edhe Pranverë.
Shkodër, Krishtlindje 2021
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 36.

DËRGOI: