>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Mision Jetësor

"...Maria zgjodhi pjesën më të mirën
që nuk do t’i merret". (Lk. 10, 42)

Po u shterr burimi,
njerëz e kafshë,
vdesin për ujë.

Ka gjëra
që s’janë të domosdoshme
në jetë.

Mision jetësor
është të mbajmë gjallë
burimin në jetën tonë,
duke qëndruar
afër Burimit.
Shkodër, Prill 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 58.

DËRGOI: