Nikolin Sh. Lëmezhi
Shtegu I Lumturisë
Kam kapërcyer
Shtegun e mrekullueshëm të Paqes
dhe përgjatë këtij Shtegu
do të ec gjithmonë,
pa shikuar më
as majtas, as djathtas
dhe as prapa.
Ka gjëra të mrekullueshme
përgjatë këtij Shtegu,
unë i shoh,
prandaj dua t’i shijoj
deri në fund
e, si i dehur nga kjo ekstazë hyjnore,
dua të ec i lumtur dhe i gëzuar,
e, ndërsa shijoj bukuritë e kësaj jete,
të lë gjithkund gjurmë feste,
gjurmë hareje,
për të gjithë ata që duan ta ndjekin
këtë Shteg.
përshtatur në gegnisht nga Ndrekë Zalli:
Kam kapërcye
Shtegun e mrekullueshëm të Paqes
e përgjatë ktij Shtegu
do t’eci gjithmonë,
pa shikue mâ
as majtas,
as djathtas
e as mbrapa.
Ka gjâna t’mrekullueshme
përgjatë ktij Shtegu,
unë i shoh,
prandaj due t’i shijoj
deri në fund
e, si i dehun nga kjo ekstazë hyjnore,
due t’eci i lumtun e i gëzuem,
e, ndërsa shijoj bukuritë e ksaj jete,
të lâ gjithkund gjurmë feste,
gjurmë hareje,
për t’gjithë ata që duen ta ndjekin
kyt Shteg.
Shtegun e mrekullueshëm të Paqes
dhe përgjatë këtij Shtegu
do të ec gjithmonë,
pa shikuar më
as majtas, as djathtas
dhe as prapa.
Ka gjëra të mrekullueshme
përgjatë këtij Shtegu,
unë i shoh,
prandaj dua t’i shijoj
deri në fund
e, si i dehur nga kjo ekstazë hyjnore,
dua të ec i lumtur dhe i gëzuar,
e, ndërsa shijoj bukuritë e kësaj jete,
të lë gjithkund gjurmë feste,
gjurmë hareje,
për të gjithë ata që duan ta ndjekin
këtë Shteg.
përshtatur në gegnisht nga Ndrekë Zalli:
Kam kapërcye
Shtegun e mrekullueshëm të Paqes
e përgjatë ktij Shtegu
do t’eci gjithmonë,
pa shikue mâ
as majtas,
as djathtas
e as mbrapa.
Ka gjâna t’mrekullueshme
përgjatë ktij Shtegu,
unë i shoh,
prandaj due t’i shijoj
deri në fund
e, si i dehun nga kjo ekstazë hyjnore,
due t’eci i lumtun e i gëzuem,
e, ndërsa shijoj bukuritë e ksaj jete,
të lâ gjithkund gjurmë feste,
gjurmë hareje,
për t’gjithë ata që duen ta ndjekin
kyt Shteg.
Razëm, më 20. 03. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 45.
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 45.
Komente 0