Nikolin Sh. Lëmezhi
E Dua Detin
Në duart e tua, në fytyrën tënde
dhe në sytë e tu, të gjallë, plot jetë.
Shihen vuajtjet dhe rrahjet e një zemre,
shihet braktisja e një krijese të shkretë.
Zhytur në këtë vaj, ti nuk gjen ngushëllim,
lotët t’i shton skeleti i një portreti.
Megjithëse e lodhur edhe në trishtim,
në vetmi të jetës, shok të bëhet deti.
Poshtë qiellit të vrenjtur, ku mashtrimi rreh,
pranë zhurmës së rëndë, që mendjen trazon.
Një shpresë e madhe, të ëmblin gji të nxeh,
një shpresë, të cilën, veç deti ta dhuron.
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Në duert tueja, në fytyrën tande
e në sytë tuej, të gjallë, plot jetë
shihen vuejtjet e rrahjet e nji zemre,
shihet braktisja e nji krijese të shkretë.
Zhytun në kyt vaj, ti s’gjen ngushëllim,
lotët t’i shton skeleti i nji portreti.
Megjithëse e lodhun e në trishtim,
në vetmi të jetës, shok të bâhet deti.
Poshtë qiellit të vrejtun, ku mashtrimi rreh,
pranë zhurmës së randë, që mendjen trazon,
nji shpresë e madhe, të amlin gji të nxeh,
nji shpresë, të cilën veç deti ta dhuron.

Shënkoll (Le), më 2. 06. 1995
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta, Lezhë, Gusht 2022, 32.
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta, Lezhë, Gusht 2022, 32.
Komente 0