>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Urtia Fëmijërore

Sa e madhe
Urtia
që më qe dhënë
kur isha fëmijë!
O Zot,
ki mëshirë,
dhe ma jep
përsëri!
Sepse tashmë kuptoj mirë,
përse Jezusi
ka thënë:
"Lërini fëmijët
të vijnë tek unë...!". (Mk. 10, 14)

versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:

Sa e madhe
Urtia
që m’kè dhanë
kur isha fmijë!

O Zot,
ki mëshirë,
edhe ma jep
përsëri!

Sepse tashmâ kuptoj mirë,
se pse Jezusi
ka thanë:
"Lejini fmijët
të vijnë te unë...!".
Shkodër, më 25. 11. 2021
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 35.