Nikolin Sh. Lëmezhi
Shpirti Më Shpaloset
… shpirti më shpaloset…
Një ditë e re zbardhi,
për jetën time rinore.
Dhe dashuria ndjenjat m’i ngjalli
me këngën e saj gazmore.
… shpirti më shpaloset…
Dhe buzët më ngrohen,
dhe zemra gëzon.
Një gonxhe erëkëndshme shpërthen,
jetën pafundësisht ma pushton.
… shpirti më shpaloset…
Dhe shpresa lulëzon,
në terrin e natës besimi,
drita të reja ndez,
drita që çojnë te Gëzimi.
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
… shpirti më shpaloset…
Nji ditë e re zbardhi,
për jetën teme rinore.
E dashunia ndjenjat m’i ngjalli
me kangën e saj gazmore.
… shpirti më shpaloset…
E buzët më ngrohen,
e zemra gëzon.
Nji gonxhe erëkandshme shpërthen,
jetën pafundësisht ma pushton.
… shpirti më shpaloset…
E shpresa lulëzon,
në terrin e natës besimi,
drita të reja ndez,
drita që çojnë te Gëzimi.
Një ditë e re zbardhi,
për jetën time rinore.
Dhe dashuria ndjenjat m’i ngjalli
me këngën e saj gazmore.
… shpirti më shpaloset…
Dhe buzët më ngrohen,
dhe zemra gëzon.
Një gonxhe erëkëndshme shpërthen,
jetën pafundësisht ma pushton.
… shpirti më shpaloset…
Dhe shpresa lulëzon,
në terrin e natës besimi,
drita të reja ndez,
drita që çojnë te Gëzimi.
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
… shpirti më shpaloset…
Nji ditë e re zbardhi,
për jetën teme rinore.
E dashunia ndjenjat m’i ngjalli
me kangën e saj gazmore.
… shpirti më shpaloset…
E buzët më ngrohen,
e zemra gëzon.
Nji gonxhe erëkandshme shpërthen,
jetën pafundësisht ma pushton.
… shpirti më shpaloset…
E shpresa lulëzon,
në terrin e natës besimi,
drita të reja ndez,
drita që çojnë te Gëzimi.
Shënkoll (Le), më 05. 04. 1995
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 31.
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 31.
Komente 0