>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Në Krizë Për Hir..

Flitet se jemi në krizë:
krizë për ekonominë,
krizë për politikën,
krizë për punë,
por të gjitha i kanë rrënjët
tek kriza për Hirin e Zotit,
sepse gjithçka është mir’
për atë që është në Hir.

versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:

Flitet se jemi në krizë:
krizë për ekonominë,
krizë për politikën,
krizë për punë...

Por t’gjitha i kanë rrânjët
tek kriza për Hirin e Zotit,
sepse gjithçka asht mir’
për atë që asht në Hir.
Gurëz, më 07. 11. 2021
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Gusht 2022, 16.