>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Lutje Për Adoleshentët

Kuvendi i Parë Katekistik Kombëtar: Rrëshen, 1-8 shtator 1994
O Zot, Atë i dashur!
Të lutem për të gjithë adoleshentët,
që të kenë një mendje dhe zemër të qetë.
Të lutem, Jezus
trokit në zemrat e tyre
dhe shoqëroji në çdo hap të jetës!
Të lutem, Shpirt Shenjt,
ndriço rrugën e tyre,
që të mos rrëzohen nga hija e vdekjes!
Të lutem, o Zot,
ata janë të lodhur,
merri për dore, në rrugën e vështirë të jetës! Amen!
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 27.

DËRGOI: