Nikolin Sh. Lëmezhi
Barinjtë Dhe Delet
Ka barinj,
që në vend që të pastrojnë rrugët
për delet e tyre
u shtojnë pengesa
dhe ka dele
që pa provuar kurrë kujdesin baritor
bëhen barinj,
të atyre që barinj
kurrë s’duhej të ishin,
madje ka prej atyre,
që të shtyrë nga Dashuria
japin jetën për barinjtë
e nuk humbin kurrë kohë
duke u shqetësuar
se kujt i takon më përpara të japë jetën:
bariut apo deles.
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Ka barinj,
që n’vend që t’pastrojnë rrugët
për delet e tyne,
u shtojnë pengesa.
Por ka edhe dele
që pa provue kurrë kujdesin baritor
bâhen barinj,
të atyne që barinj
kurrë s’duhej të ishin.
Madje ka prej atyne,
që t’shtymë prej Dashunisë
japin jetën për barinjtë
e s’humbin kurrë kohë
tu’ u shqetësue
se kujt i takon mâ parë të japë jetën:
bariut apo deles.
që në vend që të pastrojnë rrugët
për delet e tyre
u shtojnë pengesa
dhe ka dele
që pa provuar kurrë kujdesin baritor
bëhen barinj,
të atyre që barinj
kurrë s’duhej të ishin,
madje ka prej atyre,
që të shtyrë nga Dashuria
japin jetën për barinjtë
e nuk humbin kurrë kohë
duke u shqetësuar
se kujt i takon më përpara të japë jetën:
bariut apo deles.
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Ka barinj,
që n’vend që t’pastrojnë rrugët
për delet e tyne,
u shtojnë pengesa.
Por ka edhe dele
që pa provue kurrë kujdesin baritor
bâhen barinj,
të atyne që barinj
kurrë s’duhej të ishin.
Madje ka prej atyne,
që t’shtymë prej Dashunisë
japin jetën për barinjtë
e s’humbin kurrë kohë
tu’ u shqetësue
se kujt i takon mâ parë të japë jetën:
bariut apo deles.
Shkodër, më 09. 11. 2021
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 17.
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 17.
Komente 0