>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Ndriçimi

"A mund t’i prijë i verbëri të verbërit?". (Lk. 6, 39)

I ndriçuari sheh qartë
e dallon mirë
dhe e kupton
atë që është në terr,
ndërsa
kush është në terr
nuk dallon asgjë
dhe nuk e kupton
atë që është i ndriçuar
as nuk mund të kuptojë
se ky i fundit
e kupton shumë mirë atë.

versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
I ndriçuemii sheh kjartë
e dallon mirë
edhe e kupton
atë që asht në terr.
Ndërsa
kush asht në terr
nuk dallon asgjâ
e nuk e kupton
atë që asht i ndriçuem,
as nuk mund t’kuptojë
se ky i fundit
shumë mirë e kupton atë.
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Gusht 2022, 15.

DËRGOI: