Nikolin Sh. Lëmezhi
Ëndërroj
Ëndërroj të jem i pasur,
t’ia ndaj mbarë pasurinë time
të varfërve.
Ëndërroj të jem i varfër,
t’u shtrij duart e mia
të pasurve.
Ëndërroj të dua,
t’u jap dashuri
vëllezërve.
Ëndërroj të jem i dashur,
të ndiej dashurinë
e vëllezërve.
Ëndërroj të këndoj,
t’u jap çlodhje
njerëzve.
Ëndërroj të jem poet,
të shkruaj bukuritë
e jetës…
Ëndërroj drejtësinë,
që të njohim
të Vërtetën.
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Andrroj t’jem i pasun,
t’ia ndaj krejt pasuninë teme
të vorfënve.
Andrroj t’jem i vorfën,
t’u shtrij duert e mia
të pasunve.
Andrroj të due,
t’u jap dashuni
vllezënve.
Andrroj të jem i dashtun,
të ndiej dashuninë
e vllezënve.
Andrroj të kndoj
e t’u jap çlodhje
njerëzve.
Andrroj t’jem poet,
të shkruej për bukuritë,
për gëzimet, për jetën…
Andrroj drejtësinë,
që t’njohim
të Vërtetën.
t’ia ndaj mbarë pasurinë time
të varfërve.
Ëndërroj të jem i varfër,
t’u shtrij duart e mia
të pasurve.
Ëndërroj të dua,
t’u jap dashuri
vëllezërve.
Ëndërroj të jem i dashur,
të ndiej dashurinë
e vëllezërve.
Ëndërroj të këndoj,
t’u jap çlodhje
njerëzve.
Ëndërroj të jem poet,
të shkruaj bukuritë
e jetës…
Ëndërroj drejtësinë,
që të njohim
të Vërtetën.
versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli:
Andrroj t’jem i pasun,
t’ia ndaj krejt pasuninë teme
të vorfënve.
Andrroj t’jem i vorfën,
t’u shtrij duert e mia
të pasunve.
Andrroj të due,
t’u jap dashuni
vllezënve.
Andrroj të jem i dashtun,
të ndiej dashuninë
e vllezënve.
Andrroj të kndoj
e t’u jap çlodhje
njerëzve.
Andrroj t’jem poet,
të shkruej për bukuritë,
për gëzimet, për jetën…
Andrroj drejtësinë,
që t’njohim
të Vërtetën.
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 26.
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 26.
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0