>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Amaneti Im

Kur të vdes,
ju lë si amanet,
që mbi varr
të mos shkruhet
emri im,
por ky epitaf:
«Ka dashur
të jetë i mirë
edhe me ata/o
që e kanë bërë
të vuajë!».

Se mbi këtë tokë,
ky ka qenë për mua,
më i madhi
ngushëllim.
Blinisht, më 29. 06. 2003
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 74.