Nikolin Sh. Lëmezhi
Flladitje Dijeje
Nuk ha princi nga tryeza e të varfërit,
por i varfëri ha nga tepricat e princit.
Mos i jep të riut barra që s'mund t'i bartë
as përgjegjësi që i tejkalojnë forcat e tij!
Gjithsecilit jepi atë që i përshtatet
siç hidhet vera e re në rrëshiqa të rinj
dhe vera e vjetër në rrëshiqa të vjetër!
Kur të të jepet drita në mbrëmje,
mos prit mëngjesin për të vendosur për të!
Urtia që vjen prej së larti nganjëherë vishet me baltë,
por kurrë balta nuk e depërton Atë.
Edhe bukën furrtari e nxjerr nga furra
pasi të jetë pjekur,
kështu të riut mos ia vendos zgjedhën
nëse nuk ka kaluar më përpara
nëpërmjet zjarrit të përvujtërimit!
Kur fjala nuk kuptohet,
s'ka rrugë tjetër përveçse gjuhës së veprave.
Atë që njeriu me krenarinë e vet shkatërron,
Zoti me dije të shenjtë rregullon.
Për shumë një mëkat mbetet i fshehtë,
dhe për të nuk flitet sa duhet:
Ai është mëkati i lëshimit.
Kush strehohet nën hijen e të Tejetlartit,
fiton paqen e qëndrueshme.
VERSIONI GEGNISHT:
Nuk han princi nga tryeza e të vorfnit,
por i vorfni han prej tepricave të princit.
Mos i jep të riut barra që s’mundet me i bartë
as përgjegjësi që i tejkalojnë forcat e tij!
Gjithsecilit jepi atë që i përshtatet.
Siç hidhet vena e re në rrshiqa të rij
e vena e vjetër në rrshiqa të vjetër!
Kur të t’jepet drita në mbramje,
mos prit nadjen me vendosë për té!
Urtia që vjen prej s’nalti nganjiherë veshet me baltë,
por balta kurrë nuk e depërton Atë.
Edhe bukën furrtari e nxjerr nga furra
mbasi të jetë pjekë,
kshtu të riut mos ia vendos zgjedhën
nëse nuk ka kalue mâ përpara
përmes zjermit të përvujtnimit!
Kur fjala nuk kuptohet,
s’ka rrugë tjetër përveç gjuhës së veprave.
Atë që njeriu me kreninë e vet shkatrron,
Zoti me dije të shejtë rregullon.
Për shumëkend nji mkat mbetet i mshehtë
e për té nuk flitet sa duhet:
Ai asht mkati i lëshimit.
Kush strehohet nën hijen e të Tejetnaltit,
fiton paqen e qendrueshme.

Tiranë, më 05. 04. 2021
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë Gusht 2022, 11.
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë Gusht 2022, 11.
Komente 0