>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Më Jep, O Zot!

Më jep, o Zot,
gëzimin për të jetuar,
gëzimin për të dashur,
gëzimin për të shërbyer!
Kjo është lutja ime
për sot.
Të bekoj,
o Zot!

Versioni Genisht:

Më jep, o Zot,
gzimin për me jetue,
gzimin për me dashtë,
gzimin për me sherbye!
Kjo asht lutja jeme për sot.
Të bekoj, o Zot!
30 Tetor 2020
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë Gusht 2022, 10.