Nikolin Sh. Lëmezhi
Mbi Shkopin Tënd
Kushtuar nënës Luke
"Me gjithë shpirt duaje babën tënd
dhe mos i harro ofshamet e nënës sate!
Mos harro se s’do të kishe qenë pa ta,
e çka do t’u japësh siç të dhanë ata?". (Siracidi 7, 29˗30)
Shkopi ku ti mbështeteshe,
tek e shoh plot mall.
Në zemrën time prej biri,
ç’ndjenja seç më ngjall!
Shkopi ku ti mbështeteshe,
i shkurtër si ti vet’.
I heshtur dhe i palëvizshëm,
o Nënë, sa shumë më flet!
Shkopi ku ti mbështeteshe,
është i shenjtë për mua shumë.
Se aty, tashmë o Nënë,
vazhdimisht mbështetem unë.
dhe mos i harro ofshamet e nënës sate!
Mos harro se s’do të kishe qenë pa ta,
e çka do t’u japësh siç të dhanë ata?". (Siracidi 7, 29˗30)
Shkopi ku ti mbështeteshe,
tek e shoh plot mall.
Në zemrën time prej biri,
ç’ndjenja seç më ngjall!
Shkopi ku ti mbështeteshe,
i shkurtër si ti vet’.
I heshtur dhe i palëvizshëm,
o Nënë, sa shumë më flet!
Shkopi ku ti mbështeteshe,
është i shenjtë për mua shumë.
Se aty, tashmë o Nënë,
vazhdimisht mbështetem unë.
Shkodër, më 07. 03. 2020
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 82.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 82.
Komente 0