>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Ndërtojmë Vëllazëri

Si të krishterët e parë,
plot zell e dashuri.
Ndajmë bukën dhe jetën,
këtu në bashkësi.

Si vëllezër e motra,
si bij plot hirë.
Si një grigjë e vetme
e Bariut të Mirë.

Nuk jemi të njohur,
nuk kemi famë dhe emër.
As fjalë të shumta,
por vepra me zemër.

Si popull i thirrur,
prej territ në dritë.
Ndërtojmë Vëllazëri,
nga dita në ditë.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 77.