>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Fryj, O Shpirt Shenjt!

"Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!". (Mt. 22, 39)

Fryj, o Shpirt, që mban gjithësinë;
fryj me të djathtën tënde
të gjithëpushtetshme!

Fryj sot nëpër fshatrat tona,
fryj ndër lagje e shtëpi,
nëpër rrugë fryj,
ndër zemra e mendje!

Fryj, o Shpirt,
me dritën tënde;
fryj e ndize mbarë njerëzimin!
Fryj, o Shpirt, me çdo bekim, me çdo hir;
fryj e merre gjithçka Ti!

Fryj, o Shpirt, mos u vono,
zemrat tona merri Ti!
Fryj, o Shpirt, dashuri hyjnore,
fryj e mendjet shndrit!
Shënkoll (Lezhë), më 30. 10. 2000
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 75.