Nikolin Sh. Lëmezhi
Si Ëndërr
"Lini fëmijët të vijnë tek unë e mos i ndaloni;
sepse atyre u përket
Mbretëria e Hyjit!". (Marku 10, 14)
Si ëndërr ishte jeta,
kujtoj unë atëherë.
Të mbyllur dhe në terr,
nga një sistem i mjerë.
Fëmijë këmbëzbathur,
thjesht nën një çati.
Zemra seç kërkonte,
veç pak dashuri.
Në jetën si ëndërr,
kurrë nuk e harrova:
«Një shoqe të klasës,
për nuse e mendova».
O Zot, çfarë kujtimi,
sa shumë fantazi!
Një botë përrallore,
ajo fëmijëri.
Tashmë në jetën time,
gëzimi vërshon lumë:
Një nuse ëndërrova,
por m’u dha më shumë.
sepse atyre u përket
Mbretëria e Hyjit!". (Marku 10, 14)
Si ëndërr ishte jeta,
kujtoj unë atëherë.
Të mbyllur dhe në terr,
nga një sistem i mjerë.
Fëmijë këmbëzbathur,
thjesht nën një çati.
Zemra seç kërkonte,
veç pak dashuri.
Në jetën si ëndërr,
kurrë nuk e harrova:
«Një shoqe të klasës,
për nuse e mendova».
O Zot, çfarë kujtimi,
sa shumë fantazi!
Një botë përrallore,
ajo fëmijëri.
Tashmë në jetën time,
gëzimi vërshon lumë:
Një nuse ëndërrova,
por m’u dha më shumë.
Shkodër, më 19. 05. 2014
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, 78.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, 78.
Komente 0