Nikolin Sh. Lëmezhi
Shtatë Liqenet E Lurës
Ulur,
nën hijen e pemëve qindra vjeçare
të Lurës piktoreske.
Shikoj,
majën e maleve kreshnike,
të Lurës famëmadhe.
Gjithashtu
sodis pyjet rrethuese,
të liqenit të Luleve.
Sa bukur,
një liqen krejt i vogël,
që mban emrin e luleve!
Pastaj,
liqeni i Kallabës, i Koqekut,
liqen i pastër i Hotit.
Të hershmit,
liqen i Thatë, i Zi,
ndër ta liqeni i Lotëve.
Të rrethuar,
nga shkëmbinj shekullorë,
që bartin origjinalitetin e tyre.
Vajzë,
që kurrë nuk plaket,
Lura e bukur shqiptare.
Zemër antike,
fytyrë e rrudhosur
nga rrebeshet historike.
Sot,
Lurë e rilindur,
në të bukurën Jetë.
nën hijen e pemëve qindra vjeçare
të Lurës piktoreske.
Shikoj,
majën e maleve kreshnike,
të Lurës famëmadhe.
Gjithashtu
sodis pyjet rrethuese,
të liqenit të Luleve.
Sa bukur,
një liqen krejt i vogël,
që mban emrin e luleve!
Pastaj,
liqeni i Kallabës, i Koqekut,
liqen i pastër i Hotit.
Të hershmit,
liqen i Thatë, i Zi,
ndër ta liqeni i Lotëve.
Të rrethuar,
nga shkëmbinj shekullorë,
që bartin origjinalitetin e tyre.
Vajzë,
që kurrë nuk plaket,
Lura e bukur shqiptare.
Zemër antike,
fytyrë e rrudhosur
nga rrebeshet historike.
Sot,
Lurë e rilindur,
në të bukurën Jetë.
Lurë, më 07. 09. 1994
Si pika vese,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 80.
Si pika vese,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 80.
Komente 0