Nikolin Sh. Lëmezhi
Kush Mund Ta Kuptojë Këtë Terr, Këtë Liri?
"…për ty errësira është porsi drita!" (Psalmi 139/138, 12)
Sa tmerr,
ky terr,
si ferr!
Ç’mister,
se ç’tmerr,
ky terr,
si ferr!
As shoh, as nuk ndiej,
veç di, se Ti je
e për dore më mban,
sa të zgjasë ky tmerr,
ky terr,
si ferr.
Kush mund ta kuptojë
këtë terr që më bën të lirë,
e më siguron
se në fund
do jetë shumë dritë?
O bashkim,
me Qiellin,
që veç paqe më jep
e në paqe më lë!
Në mesin
e këtyre dallgëve,
kam zgjedhur të hesht,
dhe siç çohet
i vdekuri në varrezë
unë të çohem në Jetë.
Sa tmerr,
ky terr,
si ferr!
Ç’mister,
se ç’tmerr,
ky terr,
si ferr!
As shoh, as nuk ndiej,
veç di, se Ti je
e për dore më mban,
sa të zgjasë ky tmerr,
ky terr,
si ferr.
Kush mund ta kuptojë
këtë terr që më bën të lirë,
e më siguron
se në fund
do jetë shumë dritë?
O bashkim,
me Qiellin,
që veç paqe më jep
e në paqe më lë!
Në mesin
e këtyre dallgëve,
kam zgjedhur të hesht,
dhe siç çohet
i vdekuri në varrezë
unë të çohem në Jetë.
Shkodër, më 26˗27. 08. 2020
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 102-103.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 102-103.
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0