Nikolin Sh. Lëmezhi
Të Keni Gëzim!
Për ty, që një celular ke blerë,
sa turp nëse nuk more Biblën plot vlerë!
Për ty, që një celular ke dhuruar,
sa keq nëse një Bibël dikujt s’ia ke kushtuar!
Për ty, që çdo program në celular ke mësuar,
mos e harro Biblën me Fjalë për t’u jetuar!
Për ty, që një celular kudo që shkon e ke,
merre me vete Biblën, që të jep një jetë të re!
Për ty, që vazhdimisht lundron në internet,
nëse Biblën nuk lexon, se ç’vdekje të pret!
Në celular të tërheqin mirazhe dhe kotësi,
në Bibël Fjalë Jete dhe plot dashuri.
Sado në celular dhe internet ti lundron,
kurrë s’do të gjesh atë që dëshiron!
Sepse zemra jote krijuar për dashuri,
veç në Fjalën e Hyjit mund të gjejë lumturi.
Ejani tek unë ju ˗ thotë Jezusi ˗ ky është urdhri im,
kështu për shpirtrat tuaj do të gjeni pushim!
Prandaj motra e vëllezër, që kërkoni shpëtim:
Të zgjidhni tani Biblën e të keni gëzim!

Shkodër, më 28. 01. 2020
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 94-95.

Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Më Jep Vetëm Një Orë
- Sa I Bukur Qielli
- Një Lule Për Ty, Nënë
- Ti Vazhdon Të Jetosh...
- Shikim Qielli
- Lutje E Thjeshtë
- Faleminderit, O Zot, Për Covid-19!
- Ku Të Duash Ti Të Shkoj!
- N'dorën Tënde E N'dorë Të Zotit
- Kush Mund Ta Kuptojë Këtë Terr, Këtë Liri?
- Zgjohu, O Njerëzim!
- O Heshtje Që Shëron!
- Si Nuk Të Mjaftoi?
- Jezus E Maria, Më Mjaftoni!
- Si Ëndërr
- Shtatë Liqenet E Lurës
Komente 0