Nikolin Sh. Lëmezhi
Një Lule Për Ty, Nënë
Nënë!
Jeta jote është një jehonë,
një jehonë e vazhdueshme në histori.
Nënë!
Ti je dhimbja,
je e vrara që hesht.
Nënë!
Prit akoma edhe pak të lutem,
gjersa të vijë dita kur unë të vdes!
Nënë!
Atëherë zemra ime do të hapet
e mbi varrin tënd një lule do të çelë.
Nënë!
Një lule si shpërblim,
për drejtësinë që dikush ta ka mohuar.
Nënë!
Një lule nga shpirti im,
sepse jam biri yt.
Vetëm një lule!
Një lule që do të shuajë ferrin,
që më bën të vuaj,
ferrin e pikëllimit e të dhunës,
ku je djegur, ti, o Nënë!
Jeta jote është një jehonë,
një jehonë e vazhdueshme në histori.
Nënë!
Ti je dhimbja,
je e vrara që hesht.
Nënë!
Prit akoma edhe pak të lutem,
gjersa të vijë dita kur unë të vdes!
Nënë!
Atëherë zemra ime do të hapet
e mbi varrin tënd një lule do të çelë.
Nënë!
Një lule si shpërblim,
për drejtësinë që dikush ta ka mohuar.
Nënë!
Një lule nga shpirti im,
sepse jam biri yt.
Vetëm një lule!
Një lule që do të shuajë ferrin,
që më bën të vuaj,
ferrin e pikëllimit e të dhunës,
ku je djegur, ti, o Nënë!
Shkodër, 1997˗1998
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 104-105.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 104-105.
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Ti Vazhdon Të Jetosh...
- Shikim Qielli
- Lutje E Thjeshtë
- Faleminderit, O Zot, Për Covid-19!
- Ku Të Duash Ti Të Shkoj!
- N'dorën Tënde E N'dorë Të Zotit
- Kush Mund Ta Kuptojë Këtë Terr, Këtë Liri?
- Zgjohu, O Njerëzim!
- O Heshtje Që Shëron!
- Si Nuk Të Mjaftoi?
- Jezus E Maria, Më Mjaftoni!
- Si Ëndërr
- Shtatë Liqenet E Lurës
- Loti Yt I Fundit, Nënë
- Ndërtojmë Vëllazëri
- Fryj, O Shpirt Shenjt!
Komente 0