Nikolin Sh. Lëmezhi
Shikim Qielli
"Nuk të njihja veç me të dëgjuar,
e tani me sy të mi të pashë!". (Jobi 42, 5)
Seç më prek ky shikim,
si alkimi hyjnore,
që tjetër më bën!
Ti më shndërron
në një gur të vogël
e të pazëvendësueshëm
në mozaikun e mahnitshëm të Jetës.
Seç më sjell këtu
ky shikim,
shpirtin ma flladit
e ashtu i lirë
drejt horizonteve të reja vrapoj
e jetë marr nga Ti,
jetë që e jap e kështu përsëri.
Oh, shikim i Qiellit!
Çfarë ishte ai çast?!!
Megjithëse dikur, diku atje larg,
por unë këtu prapë.
Dhe shoh, dhe dua pafundësisht,
i lumtur e në Paqe
s’lëviz dot nga ky Prag.
e tani me sy të mi të pashë!". (Jobi 42, 5)
Seç më prek ky shikim,
si alkimi hyjnore,
që tjetër më bën!
Ti më shndërron
në një gur të vogël
e të pazëvendësueshëm
në mozaikun e mahnitshëm të Jetës.
Seç më sjell këtu
ky shikim,
shpirtin ma flladit
e ashtu i lirë
drejt horizonteve të reja vrapoj
e jetë marr nga Ti,
jetë që e jap e kështu përsëri.
Oh, shikim i Qiellit!
Çfarë ishte ai çast?!!
Megjithëse dikur, diku atje larg,
por unë këtu prapë.
Dhe shoh, dhe dua pafundësisht,
i lumtur e në Paqe
s’lëviz dot nga ky Prag.
Shkodër, më 06. 01. 2021
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 97.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 97.
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Lutje E Thjeshtë
- Faleminderit, O Zot, Për Covid-19!
- Ku Të Duash Ti Të Shkoj!
- N'dorën Tënde E N'dorë Të Zotit
- Kush Mund Ta Kuptojë Këtë Terr, Këtë Liri?
- Zgjohu, O Njerëzim!
- O Heshtje Që Shëron!
- Si Nuk Të Mjaftoi?
- Jezus E Maria, Më Mjaftoni!
- Si Ëndërr
- Shtatë Liqenet E Lurës
- Loti Yt I Fundit, Nënë
- Ndërtojmë Vëllazëri
- Fryj, O Shpirt Shenjt!
- Amaneti Im
- Mbi Shkopin Tënd
Komente 0