>
LETERSISHQIP

Më Jep Vetëm Një Orë

Më jep vetëm një orë,
e Unë do të të jap ty një jetë të re!

Jepja tani Jezusit një orë,
e, nëse nuk mundesh një orë,
jepi një gjysëm ore!
Nëse nuk mundesh një gjysëm ore,
jepi një çerek ore!
Nëse nuk mundesh një çerek ore,
jepi pesë minuta;
nëse nuk mundesh pesë minuta,
jepi një minutë;
nëse nuk mundesh një minutë,
jepi tridhjetë sekonda!
Nëse as tridhjetë sekonda,
jepja Jezusit të paktën pesë sekonda;
e, nëse mendon se nuk mund t’ia japësh as pesë sekonda,
jepja Atij një sekondë,
të paktën vetëm një sekondë!
Ai ka pushtet të të shpëtojë në një sekondë,
por ka një kërkesë për ty:
që ti t’ia japësh tani.
Çfarë pret, pra?
Shkodër, më 27.07.2019
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 117.

DËRGOI: