Nikolin Sh. Lëmezhi
Një Natë Dimri
Edhe unë shkruaja dikur,
çdo gjë ruaja me dashuri:
Poezi, dëftesa,
Fleta lavdërimi
dhe fletoret e librat e shkollës.
Por, një natë dimri
pa drita,
në atë shtëpi të varfër fshati
ku fëmijërinë time jetova,
të rriturit e shtëpisë
ndezën një qiri
dhe ashtu të ndezur e lanë
mbi një tavolinë të drunjtë
dhe gjysmë të kalbur:
e me të u dogjën fletoret e mia.
Oh, sa mërzi
më solli ajo natë!
Ndërsa flakë të vogla
bashkë me tymin ngriheshin lart,
e zemrën ma mbushnin me mall.
Shpresoja se tymi
do ndalej diku aty,
që kujtimet e mia të shkruante
për t’i ruajtur në përjetësi,
sepse e dija mirë që atëherë
se për fletore
Qielli nevojë nuk ka.
çdo gjë ruaja me dashuri:
Poezi, dëftesa,
Fleta lavdërimi
dhe fletoret e librat e shkollës.
Por, një natë dimri
pa drita,
në atë shtëpi të varfër fshati
ku fëmijërinë time jetova,
të rriturit e shtëpisë
ndezën një qiri
dhe ashtu të ndezur e lanë
mbi një tavolinë të drunjtë
dhe gjysmë të kalbur:
e me të u dogjën fletoret e mia.
Oh, sa mërzi
më solli ajo natë!
Ndërsa flakë të vogla
bashkë me tymin ngriheshin lart,
e zemrën ma mbushnin me mall.
Shpresoja se tymi
do ndalej diku aty,
që kujtimet e mia të shkruante
për t’i ruajtur në përjetësi,
sepse e dija mirë që atëherë
se për fletore
Qielli nevojë nuk ka.
Shkodër, më 3. 05. 2018
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 52-53.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 52-53.
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Si Lajmëtare Paqeje
- Lutje Zojës Së Bekuar
- Asgjë Nuk Dëshiroj Jashtë Teje!
- Do Ta Them Me Gëzim E Dashuri
- Pranvera
- Biçikleta Ime
- Sa Bukur!
- Sa E Bukur Hëna!
- O Jezus, Më Mëso Të Jem Si Ti!
- Dashuria Jote
- Edhe Në Fundin E Ditës, Jam Me Ty...
- Meshtar Si Krishti
- Të Keni Gëzim!
- Më Jep Vetëm Një Orë
- Sa I Bukur Qielli
- Një Lule Për Ty, Nënë
Komente 0