>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Edhe Në Fundin E Ditës, Jam Me Ty...

Rri në mua, o Zot!
Mbushe shpirtin tim me hiret e tua,
prano me dashamirësi lutjet e mia:
Ti, jeta e njerëzimit, drita e besimtarëve,
forca jonë në lodhjet e jetës,
paqja e kthjellët e atyre që pushojnë në Ty.
Më jep një natë të qetë
pa turbullime shqetësuese,
gjersa në të zbardhur të dritës,
që është dhuratë e Jote,
të mund të shpreh mirënjohjen time
dhe përsëri të këndoj lavdet e tua
dhe Të të shërbej më besnikërisht
me shpirt e me trup! Amen!
Shkodër, më 19. 01. 2018
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 110.