>
LETERSISHQIP

Lutje Shën Antonit

O shën Anton,
i madh për mrekulli.
Të lutemi ne sot,
shëro çdo njeri!

Në Emër të Jezusit,
beko çdo besimtar!
Pastro nga çdo e keqe,
ndihmo botën mbarë!

Ty të kërkon
toka anembanë.
Ti fort po gëzon,
të krishterë e myslimanë.

Nga Kisha e Laçit,
ushton qiell e dhé:
O Shën Antoni,
lutu për ne!
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 71.

DËRGOI: