Nikolin Sh. Lëmezhi
Krenari Për Emrin Shqiptar
Lart jeton emri i shqiptarit,
si aroma e trëndafilave.
Me një gjuhë të mrekullueshme,
porsi kënga e bilbilave.
Porsi deti në fortunë
mirë ruan kaltërsinë.
Porsi ujë në burime,
jeton në verë freskinë.
Si malet nën mjegull,
rrijnë në qetësi.
Si kala kreshnike,
duron çdo vështirësi.
Si shtrat lumi, që gërryhet,
dhe nuk mbaron kurrë.
Kështu nderi që s’shuhet,
i shqiptarit, burrë.
Bashkuar me Atë Fishtën,
i lumtur dhe krenar.
Lavde i thur Zotit,
që më lindi shqiptar.
Nderuar qoftë natyra,
bekuar ajo nënë!
Që me gjak shqiptari,
jetën na ka dhënë.
Si shqipet e maleve,
flijohen për fole.
Ashtu biri i Shqiptarit,
për Gjuhë e për Atdhe.
Asnjë vështirësi,
as shpata vrastare.
Nuk mund ta çrrënjosë,
Gjuhën tonë shqiptare.
si aroma e trëndafilave.
Me një gjuhë të mrekullueshme,
porsi kënga e bilbilave.
Porsi deti në fortunë
mirë ruan kaltërsinë.
Porsi ujë në burime,
jeton në verë freskinë.
Si malet nën mjegull,
rrijnë në qetësi.
Si kala kreshnike,
duron çdo vështirësi.
Si shtrat lumi, që gërryhet,
dhe nuk mbaron kurrë.
Kështu nderi që s’shuhet,
i shqiptarit, burrë.
Bashkuar me Atë Fishtën,
i lumtur dhe krenar.
Lavde i thur Zotit,
që më lindi shqiptar.
Nderuar qoftë natyra,
bekuar ajo nënë!
Që me gjak shqiptari,
jetën na ka dhënë.
Si shqipet e maleve,
flijohen për fole.
Ashtu biri i Shqiptarit,
për Gjuhë e për Atdhe.
Asnjë vështirësi,
as shpata vrastare.
Nuk mund ta çrrënjosë,
Gjuhën tonë shqiptare.
Shënkoll, më 30. 01. 1995
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 64-65.
Si pika vese, Poezi,
Shtypshkronja Fiorentia, Shkodër 2021, 64-65.
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0