>
LETERSISHQIP

Ka Ardhur Koha

Ka ardhur koha që ta çmojmë jetën
Jeta nuk është “mall” që të shitet lirë
Jetës tani, në vetizolim, ia dimë vlerën
Sado që vetizolimin e pranojmë me pahir,

Jeta njëherë jepet dhe duhet ta çmojmë
Para “virus-armikut” mos tregojmë trimëri
Nëse viursin duhet ta mundim, Mjekësinë të dëgjojmë
Vetizolimi është ilaçi, tani për tani.

Se në këtë kohë kolere alias Pandemia
Përparësi merr vetëm GJUHA e SPECIALISTIT
Në ballë të luftës është MJEKËSIA:
– Vetëm vetizolimi na shpëton prej “armik Covidit”.