Përparim Hysi
Statue Quo
Jam si DANTE para një pylli të errët
Dhe pres një dorë shpëtimi prej VIRGJILI!
Se më ka sulmuar një armik i serët
CORONAVIRUSI alias COVIDI!
Të vret dhe nuk e sheh se si hije është
Nuk dihet nga ç’djall e ka marrë "detyrën"
Mendja ime sa nuk po bën"fështë"
Se "djalii" mbi GLOB po sjell mynxyrrën.
Kam lexuar diku për"ushtarë që bëheshin të padukshëm"
Që msynin një vend dhe askush me sy dot nuk i shihte?!!!
Mos është"lojë e ndyrë" për t’u bërë super të papërballueshëm
Që në laborator këtë"farë të keqe" ta"mbillte?!!!"
Se nuk ka si të jetë ndryshe, në këtë kohë moderne
E "rrit djalin" dhe ky kthehet në djall
Se është" pa prindër"; natyrshëm nuk ka"ndërgjegje"
Dhe djalli u bë lubi dhe po na ha të gjallë.
Dorëzim para djallit është një botë e tërë
Shkencëtarët e mëdhenj janë kthyer në astrologë
Na mbytën me llafe, me gërë e vërë
Kurse politikanët tanë janë bërë demagogë.
Në ballë të kësaj lufte është MJEKËSIA!
Sa mjekë e infermierë në këtë luftë ranë therorë!!!
Veç MJEKËSISË i takon lavdia
Që mundohen të na shpëtojnë nga ky armik kaq mizor.
Kur do ta mundim? Aha, nuk i dihet
Për një muaj a dy… apo ndoshta në vjeshtë?
Në këtë "pakohësi" si mund të rrihet
Apo shumë njerëz do shkojnë si qeni në vreshtë?
Ditën që do ta mundim, duhet shpallur "DITË FESTE"
Me gërma kapitale do gdhëndur në mermer
Të jetë e shkruar për brezat në"Anale KUJTESE"
Që kurrë mos përsëritet kjo kohë- kolerë!!!