>
LETERSISHQIP
Përparim Hysi

Po Jetojmë Si Në Alarme

Po jetojmë si në alarme
Dita? Ca më keq se nata
Zhytur-mbytur det me lajme
Përmbi kokë rri varur shpata.
– Se mos dilni nga shtëpia?
Mu në rrugë është një"armik"
Doli mendja nga burgjia
Bota futur në panik.

Se mos zësh me dorë fytyrën?
Upupu, dora tek syri!!!
Me dorën tënde solle mynxyrrën
Se pas dere është COVIDI!!!
Bëjnë zhurmë politikanët
(Hiqen si të na duan shumë)
Ne i njohim sharlatanëtDhe nga ata na zë me shkumë.

Ne dëgjojmë se ç’thotë MJEKËSIA
Që është GJUHA E SPECIALISTIT
Veç kështu fitohet qetësia
Dhe shpëtojmë prej COVIDIT…