Përparim Hysi
Përbindëshi
Është aq i shëmtuar, sa të shtie frikën
I etur për pushtet, sa sytë i kullojnë gjak
Ky shëmtaraq nuk pyet fare për etikën
Është fare pa moral dhe fyen pa shkak,
Kujton se është më i rëndësishmi mbi dhe
Dhe sikur ka lindur veç për të komanduar
Veteveten kur në pasqyrë e sheh:
-Si një mbret me fuqi të pakufizuar!
Veç ai ka tagër për të qeverisur
Ç’janë poshtë tij, janë veç numërorë
Ai të komandojë! Ata për t’u bindur
Se ky lloj përbindshi është "jashtëtokësor".
Është narcizist i kulluar
I pashoqërueshëm dhe i etur për pushtet
Bën veprime si i çekuilibruar
Është pervers dhe delikuent.
Kur qesh, sforcohet dhe sikur skërmitet
Për të qarë ai? Po si mund të qajë përbindëshi?!
Këtij paranojaku askush nuk i avitet
Dhe për ligësira, është më i neveritshmi.

Tiranë, 3 qershor 2020